E rëndë: Këta janë dy mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në aksident, njëri nga Prizreni e tjetri nga rrethi i Rahovecit
Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë për dy familjet kosovare, që humbën më të dashurit në aksident fatal trafiku në Hungari.
Dy viktimat e këtij aksidenti janë mërgimtarët Jetmir Rexhepi dhe Kushtrim Hoxhaj raporton Gazeta e Prizrenit.
Burime te portalit “Gazeta e Prizrenit” mësohet se viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.
Kushtrim K. Hoxhaj është nga Prizreni, ndërsa dhëndëri Jetmir N. Rexhepi nga Celina.
Jetmir N. Rexhepi
Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave, të cilët thanë se miqtë e të afërmit e tyre do të njoftohen për ceremonitë e varrimit. /Gazeta e Prizrenit /