20-04-2024

E rrallë, motër e vëlla bëhen asambleistë në Rahovec, nga i njëjti subjekt

Shqipe Kryeziu do ta ketë vëllaun, Sinanin, kolegë në ulësen e asamblesë në Rahovec.

Vëlla e motër kanë siguruar votat e mjaftueshme për të qenë asambleistë për 4 vitet e ardhshme në komunën e Rahovecit.

Ulëset familjare në asamble i ka konfirmuar për Indeksonline vet Sinan Kryeziu.

“Motra ime Shqipja ka qenë asambleiste edhe në mandatin e kaluar, ndërsa unë do të jem këtu për herë të parë. Motra është e martuar në fshatin Fortesë, ndërsa unë jam nga fshati Xërxë. Për mua nuk është befasi aq e madhe që kemi fituar nga i njëjti subjekt dhe që jemi në afërsi familjare” ka thënë Sinan Kryeziu për Indeksonline.

Asnjë koment

Comments are closed.