Edhe babai i kryetarit të Prizrenit- Daver Haskuka privatizon në vlerë prej 71 mijë eurosh

Pjesë e privatizuesve në Kosovë është edhe babai i kryetarit të Prizrenit, Daver Haskuka.

Gazeta Blic e ka siguruar listën e plotë të procesit të privatizimit, e ku babai i Haskukës, ka privatizuar në vlerë prej më shumë se 70 mijë eurosh.

Daver Haskuka ka privatizuar asete të luajtshme, e që kanë qenë në likuidim në ndërmarrjen “Filigran” në Prizren.

Ky privatizim ka ndodhur në fillim të dhjetorit të vitit 2010.

Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me kryetarin e Prizrenit, që është nga radhët e VV-së, por Mytaher Haskuka nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Lexo edhe:

Rrena e kryetarit Haskuka rreth dënimit të ish-drejtorit të tij për Arsim, Skënder Susurit (dok)