19-04-2024

Edhe nga dy muaj paraburgim të dyshuarve në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ua vazhduar paraburgimin edhe për nga dy muaj, pesë të dyshuarve E.R, Sh.J, G.R, Xh.S dhe G.J, nën dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi“, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç”, ka konfirmuar Gashi.

E njëjta theksoi se masa e paraburgimit iu vazhdua edhe tre të miturve të tjerë të dyshuar në këtë rast.

Ndryshe, lidhur me dy rastet e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtnë, deri tani janë arrestuar 12 persona, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit.

Ndryshe, E.R, Sh.K, G.R, G.J dhe Xh.S dyshohen për dhunimin e të miturës në gusht të këtij viti dhe të njëjtit gjenden në masën e paraburgimit.

Lidhur me këtë rast, janë arrestuar edhe shtatë të dyshuar të tjerë, të cilët dyshohen se kanë dhunuar dhe trafikuar viktimën në qershor të këtij viti/BetimpërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.