19-04-2024

Edicioni i sivjetmë ‘AgroFesta’, me disa risi në Krushë të Madhe

Edicioni i gjashtë i festivalit tradicional të perimekulturës vjen me shumë ndryshime në fshatin Krushë të Madhe, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Agrofesta do të ketë aktivitete të reja, muzikë të përzgjedhur dhe detaje të tjera që do të sjellin një përjetim unik për pjesëmarrësit

Ky aktivitet që sivjet mbahet më 14 shtator, tash e disa vjet në Krushë mbledh qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të tyre dhe punën e tyre në prodhim të perimekulturave dhe produkteve te tyre. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.