23-10-2026

Ekstradohen dy të dyshuar për në Kosovë: Njëri nga Mali i Zi, tjetri nga Gjermania

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Mali i Zi dhe një tjetër nga Gjermania për në Kosovë.

Me datë 23.10.2026 është ekstraduar nga Mali i Zi për në Kosovë, shtetasi i Kosovës S.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprimtari penale. Pas kompletimit të procedurave ligjore, personi në fjalë është dorëzuar në Qendrën Korrektuese në Prishtinë për fillimin e vuajtjes se dënimit.

Po të njëjtën ditë, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi i Kosovës E.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprimtari penale. Pas ekstradimit, i dyshuari u dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Prizren për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

.

Lexo edhe:

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.