19-05-2024

Ky është drejtori i ri për Mirëqenie Sociale në Prizren

Edmond Hoxha emërohet drejtor i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Prizren.

Këtë e ka njoftuar, sot në një konferencë për medie, kreu komunal Shaqir Totaj, pas dorëheqjes së djeshme të Vjollca Kabashit nga ky post, raporton Gazeta e Prizrenit.

Totaj ndër të tjera ka thënë se drejtoresha e dorëhequr është tërhequr vet dhe se ka pasur deficit të madh në punë.

“Që nga emërimi i saj e deri me dje, performance e tashme ish Drejtoreshës ka lënë shumë për të dëshiruar dhe ka pasur hendek të madh mes asaj çka është pritur nga zonja Vjollca dhe asaj si në fakt ajo ka performuar. Kemi pasur deficit serioz në vizion dhe në të kuptuarit e rolit të saj si menaxhere dhe rrjedhimisht pa-aftësi për të menaxhuar dhe organizuar punët në Drejtorinë qe e ka udhëhequr”, ka thënë Totaj.

“Mungesa e aftësive të mira komunikuese, menaxhimi jo i mire i kohës, sjelljet jo-bashkëpunuese me koleget tjerë Drejtor, dhe me kabinetin e Kryetarit, kanë rrezikuar seriozisht përmbushjen e objektivave dhe detyrave të punës”, ka theksuar ai.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Edmond Hoxha

Lexo edhe: 

Drejtoresha Kabashi: Me urdhër të kryetarit nënshkrova pagesë të paligjshme e denoncova Totajn në Polici

Asnjë koment

Comments are closed.