Kryetari komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka emëruar kryetarin e koalicionit VAKAT, Rasim Demirin, drejtor të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit.
“Sot, emërova kryetarin e koalicionit VAKAT, Rasim Demiri, drejtor të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit.
Përvoja e tij si ministër i Zhvillimit Rajonal dhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës premton menaxhim të suksesshëm të DPMS-së, duke çuar para proceset për zhvillim dhe duke i shërbyer interesave të qytetarëve dhe interesit publik në përgjithësi.
I dëshiroj mirëseardhje z. Demiri dhe punë të mbarë në këtë mision fisnik, që qëllim permanent ka lehtësimin e jetës së qytetarëve të Komunës sonë”, ka bërë të ditur kryetari Totaj.
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit “në fund t’pusit” për performancë në Kulturë, Rini dhe Sport ( Dokument )