Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së e VV-së për pak sa nuk përleshen fizikisht me njëri-tjetrin
Ka pasur një përplasje të madhe mes deputetëve në momentin që PDK ka marrë vendim që ta lëshojë sallën.
Dyshohet se sherri ka nisur mes deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi e Ardian Kastrati të cilët janë përplasur me ministrin Faton Peci.
Më pas në përplasje janë përfshirë edhe Memli Krasniqi e Hajdar Beqa i PDK-së.
E gjithë përplasja ka ardhur pas fjalimit të Ministres, Donika Gërvalla, e cila tha se korrupsioni s’është shpikje e Qeverisë por e PDK-së.
Para PDK-së, vendim për ta lëshuar sallën mori edhe LDK-ja. /Reporteri.net