27-04-2024

Era shkakton defekte në rrjetin elektrik të Prizrenit

Era e fortë që përfshiu pasdite edhe rajonin e Prizrenit, ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, ndërsa sipas KEDS-it disa pjesë kanë mbetur pa energji elektrike.

Njoftohet se prishje ka edhe në komunën e Prizrenit, por nuk saktësohet se në cilat pjesë.

Sipas KEDS ekipet janë në terren dhe po mundohen që në kohë sa më të shpejtë të sanojnë prishjet, por moti i lig po e vështirëson situatën./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.