10-12-2024

Esad Çollaku: Qëllimi i terroristëve serbë ishte aneksimi i Kosovës (VIDEO)

Ish-eprori i luftës në Kroaci, Esad Çollaku, ka folur sot rreth metodave dhe qëllimeve që banda terrorriste serbe ka pasur për Policinë Kosovës në aktin e 24 shtatorit.

”Metoda e cila është incizuar me dronë, faktikisht ata kanë dashur ta stimulojne se si do të veprojnë kundër policisë së kosovës, nese policia e kosovës do vepronte kundër tyre. Disa elemnete bazike qe shihen në  këto incizime ata shihen që kanë pasur informata që kfori dhe unmiku apo eulexi fare te mos marrin masa kunder tyre, ata janeë pergatitur vetëm kunder policisë se kosovës”.

Çollaku tha në Info Magazine, se plani i tyre ka qenë të përgatisë xhandarmërinë dhe të ndërhyjë kinse në mbrojtje të serbëve të veriut.

”Serbia me njëfarë mënyre deshi të nxis problemin e quajtur të ”qytetarëve që nuk e pranojnë realitetin ne Kosovë” për të mundur më vonë të reagoje policia apo “ushtria serbe”, ata kanë bërë një kamuflim shume të mirë, Serbia me ushtrinë e në realietet ajo është duke përgatitur xhandarmërine, dhe policinë speciale elite të Serbisë për të ndërhyrë ”në mbrojtjen e serbeve të veriut”. Ky ka qenë plani”.

Sipas Çollakut drejtori i Policisë se Kosovës, dhe minsitri Sveçla, kishin marrë një paralajmërim mbi këto stërvitje të tyre në veri të vendit.

”Unë sa kam informata, ato nëse më demanton drejtori i Policisë së Kosovës apo ministri Sveçla më datën 2 gusht kanë marrë një informacion të saktë mbi këto stërvitje që jane duke ndodhur në Serbi, sqepi serb i involvuar 100 për qind në këto përgatitje të këtyre njerëzve”.

Ai më tutje tregoi edhe për një dokument që tregon për aneksimin e Kosovës.

”Qëllimi kryesor ka qenë ta dergojnë mesazhin për aneksim të Kosovës që ka thënë edhe kryesministri bazohet në të dhena që vijnë ditë pas dite informacione sekrete, aneksimi i Kosovës do bëhej në tre pjesë, e kam parë dokumentin”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.