Escobar në takim me gazetarët: Kurti dhe Vuçiq të ndërmarrin masa të menjëhershëm për deeskalimin e situat
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka takuar për një periudhë të shkurtër disa prej gazetarëve të medieve në Kosovë. Ai foli për nevojën e domosdoshme të deeskalimit të situatës në veri.
Ai iu drejtua Kurtit dhe Vuçiqit duke thënë se ata që pengojnë marrëveshjen e pengojnë rrugën evropiane.
“Kurti dhe Vuciq kanë kohë deri të premten, për shkak se te premten unë dhe Lajcak i japim përgjegjësi eprorëve tanë, u shpreh tutje Escobar.
“Kosova dhe Serbia po pengojnë zbatimin e marrëveshjes. Kosova menjëherë të nisë themelimin e Asociacionit, Serbia të mos lobojë kundër Kosovës. Mbështesim thirrjet e BE-se për deskalim. Thërrasim Listen Serbe të merr pjesë në zgjedhje, pa parakushte”, tha tutje Escobar. Situatën e krijuar në veri Escobar e ka quajtur si dështim i të dy palëve.