24-04-2024

Fajde e kanosje në Prizren, arrestohen tre persona

Tre të dyshuar janë arrestuar në Prizren për veprën fajde, detyrim dhe kanosje, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes në banesën dhe veturën e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi, përfshirë edhe ato për tërheqje parash nga dy institucione mikro-financiare,  dhe një dëftesë e zyrës këmbimore etj.

Arrestimi është bërë me një rast të  raportuar para dy muaje.

Raporti nga PK:

 FAJDE, DETYRIM, KANOSJE

Prizren 08.09.2022 – 11:00. Me datën 22.11.2022 lidhur me veprat e cekura penale janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë bastisjes në banesën dhe veturën e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: një dokument marrëveshje për shitblerje të veturës, një kontratë për shitblerje të veturës, dy fletë-dëshmi për tërheqje parash nga dy institucione mikro-financiare,  një dëftesë e zyrës këmbimore etj. Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe:

Prizren: Ish-kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit thotë se pronën e kompanisë e ka mbrojtur me përgjegjësi

Asnjë koment

Comments are closed.