19-04-2024

Prizren: Një person lëndohet rëndë në vendin e punës

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Petrovë të Prizrenit, ndërsa është njoftuar edhe inspektorati i punës

Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera, se në çfarë veprimtarie po punonte viktima.  /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.