10-12-2024

Falet Kurban Bajrami, mesazhe solidariteti dhe për respektimin e femrës

Në të gjitha xhamitë e Kosovës, si në tërë botën ku jetojnë myslimanët, po kremtohet “Bajrami i vogël” që ka nisur duke e falur namazin e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban Bajramit për Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa nisi me faljen e namazit të sabahut.

Bajrami është falur edhe në rajonin e Prizrenit.

Pas namazit të sabahut, për besimtarët një ligjëratë tematike kushtuar kësaj feste u mbajt nga Dr. Sadat Islami, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Namazit të Kurban Bajramit i priu Jakup Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë.

Ndërsa mesazhin e kësaj feste, apo siç njihet në gjuhen fetare si hytbe, e mbajti zëvendëskryetari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.

Në fjalën e tij, Mexhidi tha se porosia e Kurban Bajramit qëndron fuqishëm mbi parimet e bujarisë dhe sakrificës. Sipas tij, Zoti nuk e do besimtarin pasur që është koprrac.

Ai ftoi që pasuria të shpërndahet me ata që kanë nevojë, pasi sipas tij, solidariteti dhe ndihma është urdhër kurnaor dhe amanet i profetit Muhamed.

“Të gjithë ne duhet ta dimë se duke i dhënë të varfërve nuk pakëson pasurinë por Zoti do t’jua shtojë pasurinë”, tha ai.

Mexhidi bëri thirrje që njerëzit të jenë më solidarë e humanë, të toelrojnë dhë luftojnë urrejtjet dhe xhelozitë.

Po ashtu, një porosi e rëndësishme që u përcoll ishte edhe ajo për respektimin e femrës. Mexhidi tha se Allahu urdhëron që të gjithë duhet të sillen mirë me femrat dhe të drejtat e tyre të mos nëpërkëmben./KosovaPress

Asnjë koment

Comments are closed.