Fansat e Kroacisë “projektojnë” dizajnin e Kupës së këtij Botërori
Fansat e ekipit të Kroacisë kanë nisur ta projektojnë Kupën e Botërorit “Rusia 2018” me flamurin kroat, duke lënë të kuptohet se ajo do t’i takojë këtij ekipi.
Ata kanë marrë zemër, sidomos pas fitores së mbrëmshme ndaj Anglisë 2:1, që për herë të parë plason Kroacinë në një finale të kupës së botës.
Pas kësaj ka pasur një kremte të zjarrtë në Kroaci dhe në të gjithë botën, tek adhuruesit e këtij ekipi.
Anëtarët e Qeverisë së Kroacisë, të prirë nga kryeministri Andrej Plenkoviq, në mbledhjen e sotshme ishin me fanellat e përfaqësueses kroate, ngjyrë kuq e bardhë. Në Tuiter, faqen e Pallatit të Banit është publikuar : “Të dielën jemi kampionë”.
Ekipi kroat këtë të diel, në finalen e Botërorit 2018 do të ndeshet me Francën.
Optimizëm për fitore ka shprehur edhe trajneri i ekipit kroat, Zlatko Daliq i cili përkundër që ka llogaritur si favorit francezët, ka thënë se “me ndihmën e Zotit, Kroacia do të jetë fituese”./gazetaeprizrenit.net/