20-04-2024

Fatime Ademaj-sinonim i guximit dhe sakrificës

Një vit pa veprimtaren, humanisten, aktivisten për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftëtaren e lirisë së Kosovës, Fatime B. Ademajn, shkruan sot, “Gazeta e Prizrenit”.

Ishte e kompletuar me virtyte njerëzore dhe kombëtare, duke u dëshmuar në kohërat më të vështira. Gjatë viteve të ’90 dha kontribut të veçantë në aktivitetet e shoqatës humanitare “Nëna Terezë “ dhe Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave të Njeriut (KMDLNJ). Të dy këto organizata në Zhur drejtoheshin nga Remzi Ademaj, tash Hero i Kosovës.

Fatimja ishte anëtare e Ansamblit “Emin Duraku” në Zhur, pjesëtare e grupit dramatik dhe të vallëzimit. Ajo u tregua e gatshme, që në çdo kohë të mbrojë interesat e atdheut.

Aktivisti për të drejtat e njeriut, Bashkim Gashi vlerëson lartë kontributin e saj në KMDLNJ, duke e cilësuar atë si mbrojtëse të guximshme dhe të përkushtuar për të drejtat e njeriut.

Me angazhimin e saj në radhët e UÇK-së doli në pah figura e Fatimes, si një luftëtare e paepur e çështjes kombëtare.

Pas dhënies së betimit të ushtares së UÇK-së, në një prononcim për televizon deklaron së bashku me ushtarët e tjerë do të angazhohet fuqishëm në jetësimin e betimit.

Ishte e përpiktë në kryerjen e detyrave ushtarake. Gjatë luftës raportoi për medie,  për herë duke vënë në pah moralin e lartë të pjesëtarëve të UÇK-së, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ndërron jetë ish-luftëtarja e UÇK'së, Fatime Ademaj

Ajo gjeti forcë brenda vetes t’i përballoi të gjitha sfidat më të cilat e ndeshi jeta, por sëmundja e rëndë u tregua e pamëshirshme për luftëtaren e lirisë.

Kuvendari i Kuvendit të Komunës,  Muharrem Elezkurtaj propozoi që vepra e Fatimes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të vlerësohet duke e dekoruar pas vdekjes.

Emri i saj do të zë vend meritor në historinë e re të Kosovës, si një luftëtare e denjë e lirisë.

Mirënjohje për jetë veprës së Fatimes!/GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.