26-04-2024

Federata e Futbollit të Gjermanisë reagon pas akuzave të rënda nga Ozil

Federata e Futbollit të Gjermanisë ka reaguar pas akuzave për racizëm nga Mesut Ozil.

Lojtari i Arsenalit një ditë më parë njoftoi largimin nga Kombëtarja e Gjermanisë, duke përmendur ‘racizmin dhe mosrespektimin’ në futbollin gjerman.

Ozil shton se asnjëherë nuk është pranuar në shoqërinë gjermane, për arsye të cilat nuk i di ai.

Kjo ka bërë që sot të vije edhe reagimi i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, që hedh poshtë të gjitha pretendimet e Ozil.

“Ne e refuzojmë fuqishëm çdo lidhje që iu bëhet DFB-së me racizëm. Ne kemi qenë të përfshirë në integrimin dhe të drejtat e njeriut në Gjermani për shumë vite me radhë. DFB-ja ndihet keq për largimin e Mesut Ozil nga Kombëtarja,” thuhet në deklaratën e Federatës Gjermane të Futbollit./gazetaalo/

Asnjë koment

Comments are closed.