Fenomeni hasjan: Për 5 ditë grumbulluan 130 mijë € për shërimin e djaloshit Gëzim Balaj nga Dedaj
Aktivistë të angazhuar për sigurimin e mjeteve materiale për trajtimin mjekësor në Turqi, të djaloshit 18 vjeçar, Gëzim Balaj nga Dedaj i Hasit, kanë njoftuar për grumbullimin e shumës së paraparë, prej 130 mijë euro, aq sa kërkoheshin nga një spital turk, raporton Gazeta e Prizrenit.
Përmes rrjeteve sociale, ata njoftuan për përfundimin e suksesshëm të aksionit, falë mërgimtarëve zemërgjerë hasjanë dhe banorëve të kësaj ane këtu.
Sipas njoftimit, pas përpilimit të raportit të saktë, në mbrëmje do të jepen hollësi për shumën dhe gjithë mbarëvajtjen e procesit. I tërë aksioni ka zgjatur 5 ditë në diasporë dhe në lokalitete të Hasit.
Ndryshe, hasjanët shumë herë janë treguar tejet humanë dhe të shpejtë në aksionet me karakter humanitar. Për këtë, në këtë kontekst mund të flitet për “fenomenin hasjanë”. /Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe: