24-11-2024

Ferat Shala, i ftuari i radhës nga Specialja

Gjykata Speciale ka vazhduar  që t’i ftojë ish-luftëtarët e UÇK-së, për t’u intervistuar.

Kësaj radhe i ftuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë është deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Kjo u bë e ditur nga vetë Shala, i cili tha se i njëjti u ftua në cilësinë e dëshmitarit, transmeton Indeksonline.

Ai poashtu shtoi se sot dhe përjëtësishtë shtë krenar që pati nderin të luftoj për Kosovën, UÇK-në dhe familjen e tij.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Ju njoftoj se sot, më 7 shtator, në cilësinë e dëshmitarit, po i përgjigjem ftesës për intervistë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sot dhe përjetësisht krenar që pata nderin të luftoj për ty Kosovë, UÇK, dhe ju familja ime!

 

Asnjë koment

Comments are closed.