24-11-2024

Figurat e PDK-së në Has, pa Sh. Totajn? A po shpërfaqen paknaqësitë?

Ardhja e figurave qendrore të PDK-së në Has, deputetëve Ilmi Reçicës, Hajdar Beçajt e Rashit Qalajt, si dhe kryetari i degës së Hasit të Gjakovës, Hysni Muhadri, pa kryetarin të Prizrenit, Shaqir Totaj, a tregon diçka?!

Në ndejën tek restorant “Lisi” në Tupec, është edhe Prof. Dr. Kadri Kryeziu. Aty shihet edhe veprimtari Lumni Lushaj, promotor kryesor i mbështetjes së Totajt, pa të cilën ky jo që nuk do bëhej kryetar komune, por as kryetar dege, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në takime të tilla të mëparshme, nuk mungonte as ish-deputeti, Nezir Çoçaj, i cili më herët ka deklaruar se është larguar nga PDK.

Këtu mungon edhe kryetari i degës së Hasit, Adem Morina.

A tregon kjo për pakënaqësi apo? / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.