08-10-2026

KPK publikon arsyet e shkarkimit të Blerim Isufajt, përmend “keqmenaxhimin” e Prokurorisë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar vendimin dhe arsyet për shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

news image

Në vendimin e publikuar, KPK ka renditur disa arsye për largimin e tij nga pozita, ndër to “keqmenaxhimin e Prokurorisë Speciale”, “jokompetencën në ushtrimin e pozitës së Kryeprokurorit”, “dështimin në kryerjen e detyrave të pozitës së Kryeprokurorit”, “Mospërmbushja e standardeve të performancës, e vërtetuar me vlerësimin e performancës”, të kryer në pajtim me ligjin, rrethana këto që, secila veçmas, përbëjnë shkak për largim ngapozita në kuptim të nenit 22 paragrafi 5 të Ligjit nr. 06/L056 për Këshillin Prokurorial tëKosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-249”, thuhet në dokument.

Sipas KPK-së, këto rrethana, secila veçmas, përbëjnë shkak për largim nga pozita, në bazë të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Isufaj u shkarkua nga pozita më 2 tetor.

Ai më herët ishte propozuar për Kryeprokuror të Shtetit, por nuk ishte dekretuar nga atëherë-presidentja Vjosa Osmani.

Asnjë koment

Comments are closed.