08-10-2026

Buxhet historik: Qeveria shqiptare parashikon 10 miliardë euro në 2027

10 miliardë euro parashikohet buxheti për vitin 2027 nga rreth 9 miliardë që ishte për vitin 2026. Ministria e Financave e Shqipërisë ka shpërndarë disa prej shifrave kryesore duke e bërë atë buxhetin më të madh të viteve të fundit.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm parshikohet që të dyfishohet bonusi i pensionistëve duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Në dispozicion përë këtë kategori janë vendisur 20 miliardë lekë.

Në fushën e mbrojtjes, financimi për NATO-n në vitin 2027 parashikohet të arrijë në 2.35% të PBB-së, ose rreth 68.8 miliardë lekë.

Po ashtu parashikohet që vitin që vjen bonusi i bebeve do të paguhet çdo muaj për 5 vite. Më shumë mbështetje parashikohet edhe për fermerët, me 5.3 miliardë lekë kompensim për TVSH-në, ndërsa për barnat parashikohet 1 miliard lekë më shumë.Rritje të ndjeshme marrin edhe financat vendore, me 17% më shumë.

Asnjë koment

Comments are closed.