23-11-2024

Film nga historia e një djali të Krushës së Madhe, që ka prindërit e zhdukur në luftë

Projekti filmik “Shpata prej Druri”, një bashkëpunim ky mes të Kosovës dhe Turqisë, xhirimet kryesore do t’i ketë në qytetin e Mitrovicës.

Filmi “Shpata prej Druri” me skenar të Selman Kiliçaslanit dhe me regji të Emre Konukut, trajton temën e një djali nga Krusha e Madhe, i cili i ka prindërit e zhdukur që nga lufta e Kosovës.

Në këtë film rolet kryesore do t’i luajnë: Florist Bajgora, Vedat Bajrami, Mensur Safçiu, Luan Jaha, Çun Lajçi, Astrit Kabashi, Ilir Prapashtica, Irena Canhasi, Xhejlane Terbunja etj./rtk/

Asnjë koment

Comments are closed.