Finalja e Superkupës së Europës do të luhet me tifozë
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot që Superkupa e Evropës mes Bayern Munchen dhe Sevilla do të luhet me tifozë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në 24 shtator në Budapest.
Sipas UEFA-s, stadiumi “Puskas Arena” do të mbushet në 30% të kapacitetit të tij.
Të gjitha ndeshjet e tjera të UEFA-s do të luhen pa tifozë deri në një njoftim të dytë, duke lënë të kuptohet se tifozët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.