20-04-2024

Fiton KB “Kalaja”, inkuadrohet në Superligën e Kosovës

Klubi prizrenas i basketbollit “Kalaja” sonte ka shkruar historinë. Ai është inkuadruar në IP Superligën e Kosovës.

Djelmoshat tanë kanë triumfuar para shikuesve të tyre, në Sallën e Sporteve, duke fituar kundër ekipit pejanë “Borea”, me rezultat 99:80 ( 56:36).  Ky ishte takimi i dytë.

Kështu KB “Kalaja” bëhet skuadra e dytë prizrenase së bashku me Bashkimin, pjesë e elitës së basketbollit kosovar.

Pas takimit është kremtuar festa e inkuadrimit në Superligë.

Asnjë koment

Comments are closed.