24-11-2024

Fjalë të urta dhe thënie për misionin e lartë të mësuesit – Mendime të mençura për mësimdhënien

Një mësuese apo mësues i caktuar ju ka lënë përshtypje dhe ju e mbartni përherë me vete dhe sigurisht që ju bën të jeni nostalgjik por mbi të gjitha mirënjohës.

E pra, kjo është koha, sot është dita që ta ktheni favorin duke ju thënë edhe një herë faleminderit mësuesve në jetën tuaj.

Themi qëllimisht ‘mësuesve’ sepse padyshim që ata janë shumë, por sigurisht disa janë më të spikatur ndaj është edhe më e lehtë ta filloni me ta.

Në vijim, do të gjeni disa nga shprehjet më të bukura për mësimdhëniet dhe… pse Mësimdhënia është art dhe të tillë e bën vetëm mësuesi.

“Mësuesi është ai që të hap derën, në të cilën ti duhet të hysh vet.” (Kineze)

“Kush guxon të japë mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari“. (John Cotton Dana)

“Është arti suprem i mësuesit, të ngjallë kënaqësi në shprehjen kreative dhe dituri”. (Ajnshtajn)

“Mësuesi gjithmonë fillon me gjetje gabimesh. Por nxënësi shikon merita pozitive në gjithçka”. (George Vilhelm Fredrih Hegel)

Lexo edhe

Mësues më të mirë, shokë të drejtorëve apo servilë?

 

“Teknologjia është vetëm mjet. Për të bërë që fëmijët të punojnë së bashku dhe të motivohen, mësuesi është më i rëndësishmi”. (Bill Gates)

“Mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit.” (Aristoteli)

“Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i çmuar, më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët“- Etiene Cabe

“Një mësimdhënie e mirë ndahet në ¼ përgatitje dhe ¾ improvizim.” (Gail Goldwin)


“Armiku më i keq është mësuesi yt më i mirë.” (Buda)

“Detyra e një mësimdhënësi është t’i mësojë nxënësve të njohin karakterin e tyre.” (Joseph Campbell)

“Arti i mësimdhënies është të dish të sugjerosh.” (Henri-Frédéric Amiel)

“Mësimdhënia demonstron që diçka është e mundur. Mësimi të ndihmon ta bësh të mundur për veten tënde.” (Paulo Coelho)

“Mund t’i mësoj dikujt gjithçka që di, por vetëm eksperienca do ta bindë për vërtetësinë e atyre që i ke mësuar.” (Richelle E. Goodrich)

Asnjë koment

Comments are closed.