27-07-2024

Kuvendi zgjodhi anëtarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile

Kuvendi i Kosovës të enjten ka zgjedhur Visar Krasniqin, anëtar joprokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile.

Për këtë pozitë, përveç Visar Krasniqit ka konkurruar dhe Memli Ymeri.

Në votimin me procedurë të fshehtë morën pjesë 77 deputetë. Nga ky proces i votimit, vota  të pavlefshme u shpallën 3 fletëvotime, Visar Krasniqi mori 74 vota, ndërsa Memli Ymeri asnjë votë.

Kryesuesja e seancë, nënkryetarja Saranda Bogujevci konstatoi se Kuvendi zgjodhi Visar Krasniqin anëtar joprokuror nga shoqëria civile në KPK me mandat pesëvjeçar./BetimipërDrejtësi

Lexo edhe:

Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në Prizren – për çka akuzohet “Kobra” dhe të akuzuarit tjerë që dolën sot para Gjykatës

Asnjë koment

Comments are closed.