Flet djali i pronarit që u lëndua nga shpërthimi në Ratkoc
Një shpërthim i fuqishëm e ka tronditur të premten mbrëma fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Në këtë lokal, rreth orës 20:00 ka shpërthyer bombola gazi, e cila gjendej në bodrum.
Si pasojë së paku 10 persona që gjendeshin brenda lokalit janë lënduar, dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Gjakovës.
Kjo ka ndodhur edhe me organizime individuale dhe banorët janë larguar nga një dalje tjetër.
Djali i pronarit, i cili është në mesin e të lëndurave ka rrëfyer për KTV-në ngjarjen.
Mjeku kujdestar që ka trajtuar të lënduarit ka thënë se vetëm disa kanë mbetur në spital, për të trajtuar djegiet.
Policia kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nga shpërthimi përvec lokalit të cilit i është shembur terasa, kanë pësuar edhe veturat në afërsi.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka dalë në vendin ku ndodhi shpërthimi, për t’u informuar me ngjarjen.
Gjelltorja ku ndodhi shpëthimi përdorte bombola të ngjashme gazi tash e 6 vjet.