26-11-2024

Florin Krasniqi: VV e ka një sobë, mblidhen aty e shajnë gjindë në postime

Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i njohur për komentet e forta e të drejtpërdrejta, ka dhënë një intervistë në Dukagjin.

Në këtë dalje të rrallë televizive, Krasniqi ka treguar një histori të hershme me VV-në.

Sipas ish-pullazhiut të UÇK-së, VV kishte një dhomë e disa kompjuterë, të cilat shfrytëzoheshin për të sharë njerëz në rrjete sociale.

Ndërsa tash ai tha se kjo dhomë është edhe më e madhe, e madje VV ka kriju sistem për këtë punë.

“E kanë sistemin. Kur jam kanë unë aty i kanë pasë nja 20 kompjutera të vjetër. Edhe i thosha çka janë këta? Tha këta janë për media. E veta njanin aty që e kam pasë më shok, tha jo more këta shajnë gjinë, bajnë postime. A din, e kanë pasë renin, dy rena, ni sobë t’gatë e kanë pasë për media a din? Tash i kanë bo tri (soba) e kanë bo sallën e madhe, e kanë sistemin, e kam pa me sytë e mi”, tha ai në Dukagjin.

Gjithashtu, Krasniqi u ka kërkuar falje njerëzve që ai i ka dërguar në VV, sepse ai nuk e ka ditur që ata do ta sjellin Kosovën deri në këtë pikë ku është sot.

“Iu kerkoj falje njerezve qe i kam cu ne VV, sepse nuk e kam dit qe keta e bijne Kosoven ne kete situate”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Asnjë koment

Comments are closed.