Fondet e USAID, Trump përmend Kosovën – tregon se ku shkuan 2 milionë dollarë
Trump në këtë konferencë, ka theksuar se dy milionë dollarë nga fondet e USAID-it në Kosovë janë ndarë për të zhvilluar “modele të qëndrueshme të riciklimit” që synojnë “rritje të kohezionit socio-ekonomik”.
Megjithatë, gjatë deklaratës së tij ai ngatërroi egjiptianët si komunitet në Kosovë, dhe Egjiptin si shtet.
“…2 milionë dollarë për të zhvilluar modele të qëndrueshme të riciklimit për të rritur kohezionin socioekonomik në mesin e komuniteteve të margjinalizuara në Kosovë si romët, ashkalinjtë dhe në Egjipt” – tha presidenti amerikan.
🇽🇰🇺🇸 Kosovo’s Ashkali and Egyptian communities go global.
U.S. President Donald Trump mentioned that $2 million USAID funding were allocated to develop “sustainable recycling models” aimed at “increasing socio-economic cohesion” among marginalized communities of Kosovo Roma,… pic.twitter.com/VhZ4aJDJab
— kos_data (@kos_data)February 19, 2025
Theksojmë se me ta marrë detyrën, presidenti Trump dha urdhër për një pauzë 90-ditore për asistencën për zhvillim të jashtëm, duke kërkuar verifikimin e efikastitetin dhe konsistencës së saj me politikën e jashtme.
“Të gjithë udhëheqësit e departamenteve dhe agjencive me përgjegjësi për programet e Shteteve të Bashkuara për asistencë për zhvillim të jashtëm duhet t’i pauzojnë menjëherë detyrimet dhe pagesat e fondeve të asistencës për zhvillim” – thuhej mes tjerash në vendimin e presidentit amerikan.
Një zëdhënës i USAID-it i ka thënë Nacionales para disa ditësh se janë ndërprerë të gjitha programet dhe grantet që nuk kanë masë përjashtuese.
“Aktualisht, për të bërë një rishikim të plotë, të gjitha programet dhe grantet pa masë përjashtuese të miratuara nga Sekretari i Shtetit, duke përdorur financimin e asistencës së huaj, janë ndërperë.
Sekretari i Shtetit ka miratuar ndihmën humanitare për shpëtimin e jetëve. Zbatuesit e programeve ekzistuese të ndihmës humanitare për shpëtimin e jetëve duhet të vazhdojnë ose të rifillojnë punën” – ka thënë ky zëdhënës.