29-04-2024

Foto historike: Krahas pushkës, ushtari i UÇK-së nga Prizreni tregon talentin në vizatim  

Tashmë gjendemi në prag të përvjetorit të 21 të çlirimit të Kosovës.

Në këtë foto shihet përkushtimi i një ushtari prizrenas,  me mbiemrin  Alamanderi , të bërë gjatë luftës së  UÇK-së, që pos pushkës kishte prirje edhe për vizatim, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Pamjen e ka publikuar në “facebook” Nehat Basha, komandant i Brigadës 125. Ndonëse dallohen me vështirësi në vizatim, nga e majta janë edhe emrat e ushtarëve të vizatuar, ndërsa në foto edhe vendbanimet prej nga ata vijnë.

“Nuk kishte fotoaparat, por kishte një laps dhe shumë dashuri ndaj shokëve të skuadrës së minahedhësit  120mm. Foto nga vija e frontit në Pashtrik e vizatuar nga ushtari prizrenas në vitin 1999”, ka shkruar ai. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.