25-11-2024

Galatasaray i ofron 7 milionë euro për Rashicën

Milot Rashica është prioriteti kryesor i Galatasarayt në afatin kalimtar të verës.

Ylli kosovar po shfaq formë solide në klubin turk, ku është i huazuar për një vit nga Norwich City.

E mediumi turk “Hurriyet” raporton se klubi nga Stambolli i ka bërë gati 7 milionë euro, të cilat do t’ia ofrojë klubit turk për kartonin e përfaqësuesit kosovar, përcjell “Gazeta Express”.

26 vjeçari ndihet mjaft i kënaqur në klubin nga Superliga turke ku dëshiron të vazhdojë të luajë edhe në të ardhmen.

Sidoqoftë, i mbetet Norwichit të vendos nëse do ta shesë apo jo ish-futbollistin e Werder Bremenit.

Nëse klubi anglez nuk inkuadrohet në Premierligë, do të jetë e vështirë që Rashica të rikthehet atje.

Asnjë koment

Comments are closed.