26-04-2024

Prizren: Xhelozia bëhet mollë sherri mes çiftit, burri ushtron dhunë ndaj bashkëshortes

Dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një familje në rrugën “Xhavit Bajraktari”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ashtu që i dyshuari pas një zënke momentale i ka bërë presion, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të raportojë rastin në Polici, para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Asnjë koment

Comments are closed.