“Gardhi” i Lendita Zeqiraj më 4 gusht në DokuFest
Filmi “Gardhi” me regji të Lendita Zeqiraj, i cili ka triumfuar në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër, duke fituar kështu të drejtën e garimit për OSCAR, tashmë do të shfaqet edhe për publikun shqiptar në DokuFest, shkruan KulPlus.
Filmi shfaqet më datë 4 gusht në orën 20:00 në DokuFest.
‘Gardhi’ është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France, dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.
Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Çelaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.