Gashi jep detaje për të shtënat me armë: Katër të dyshuar në kërkim, një grua u gërvisht nga plumbi
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi ka thënë detaje për të shtënat me armë zjarri që tronditën lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Tutje ai, tha se të dyshuarit janë persona të njohur për Policinë e Kosovës. Ai tha se ngjarja erdhi si shkak i një mosmarrëveshjeje një ditë më parë
“Shkaku i një mosmarrëveshjeje që e kanë pasur një më parë, janë gjujtur mes vete nuk ka të lënduar përveç një gërvishtjeje të një kalimtareje aty. Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës, janë recidivist. I kemi të gjitha provat, kamerat, i kemi identifikuar dhe gjatë bastisjes në banesën e tyre kemi gjetur dëshmi shumë të rëndësishme, disa maska. Katër persona janë në kërkim. “, tha Gashi./IO