19-05-2024

Gastronomët e Prizrenit në përkrahje të aksionit simbolik, mbyllin lokalet për një orë

Me mbylljen e lokaleve dhe dorëzimin e çelësave para Qeverisë së Kosovës gastronomët, sot do të shprehin pakënaqësinë lidhur me masat kufizuese të Qeverisë për këtë sektor.

Këtij aksioni do t’i bashkëngjiten edhe gastronomët nga komunat e tjera të Kosovës. Edhe gastronomët e Prizrenit në përkrahje të aksionit, do t’i mbyllin lokalet për një orë.

Përfaqësuesi i gastronomeve të vendit, Labinot Ademi ka thënë se protesta mbahet si pasojë e masave të ndërmarra për shkak të COVID-19 dhe mos dhënies së ndihmave ekonomike.

“Po punojmë me rreth 40 për qind të kapacitetit. Punëtorët po i paguajmë njëjtë, edhe pse po punojmë deri në orën 21:00, qarkullimi ka rënë. Të paktën mos t’i ndalojnë subvencionet e punëtorëve prej 170 eurosh”, është shprehur ai më herët.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ditët në vijim do të rishqyrtojë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndër masat që do të rivlerësohen, do të jetë edhe gastronomia./koha.net/ GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.