25-11-2024

Gastronomët kërkojnë të shfuqizohohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe për orarin e punës

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, kanë njoftuar se në mbledhjen e tyre të radhës, Bordi Këshillëdhënës kundër COVID-19, ka paraqitur kërkesat për hapat e mëtejmë të gastronomisë.

Ata kanë kërkuar ndër të tjera për shfuqizimin e kufizimit të lëvizjes për qytetarë dhe për orarin e punës.

 

Ky është postimi i plotë:

 

Sot në mbledhjen e radhës së Bordit Këshillidhënës kundër Covid-19 në emër të Shoqatës së Gastronomëve Kryetari Petrit Kllokoqi paraqiti kërkesat kryesore për hapat e mëtejmë të Gastronomisë në përballje me pandeminë COVID-19.

Para anëtarëve të Bordit shprehëm kërkesat si në vijim:

1. Te shfuqizohohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe për orarin e punës.

2. Të fillojmë bashkarisht përgaditjen për punën e sektorit për periudhën vjeshtë, dimër.

3. Të përgaditet pako e veçantë për përkrahje te sektorit te gastronomisë, si sektori me i goditur nga pandemia, para së gjithash të sigurohet subvencionimi, punësimit në sektorin e gastronomisë.

Gastronomët do të vazhdojnë të respektojnë distancë dhe çdo vendim , përmbajtja e së cilës është dakorduar paraprakisht ndërmjet institucioneve dhe gastronomëve.

Asnjë koment

Comments are closed.