23-11-2024

Gastronomët: Nëse nuk zbatohen masat anti-COVID do të ketë mbyllje individuale të lokaleve

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës është zotuar se do t’i zbatojë masat anti-COVID në luftën me pandeminë.

Në njoftimin për media gastronomët theksojnë se nëse masat nuk do të zbatohen do të ketë mbyllje individuale të lokaleve.

Njoftimi i plotë:

Klient të dashur,
Në takimet tona me të gjithë krerët institucional jemi zotuar që bashkërisht të luftojmë këtë pandemi dhe nga ne është kërkuar që ti përmbahemi ligjit, masave dhe rregullave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së virusit COVID-19, ku ndër to veçojmë:
– Të bëhet matja e temperaturës para hyrjes së çdo lokali. Personat që tregojnë temperaturë të lartë të mos lejohen të futen brenda;
– Dezinfektantë të qasshëm para hyrjes së çdo lokali;
– Në hyrje të çdo lokali të jetë i publikuar numri maksimal i personave që lejohen brenda;
– Dezinfektantë të qasshëm në çdo tavolinë në të gjitha hapësirat e lokalit;
– Numri maksimal i personave në tavolinë është 5, dhe distanca mes tavolinave e vendosur sipas rregullave të përcaktuara nga MSH dhe IKSHP;
– I gjithë stafi i lokalit të jetë i pajisur me maska;
– Ndalohet pritja dhe shërbimi në këmbë, brenda lokalit;
– Ndalohet muzika prej orës 21:00;
– Ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 05:00;
Nëse nuk respektohen këto masa, mbylljet do të bëhen në mënyrë individuale.
Faleminderit për mirëkuptim,
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

Asnjë koment

Comments are closed.