25-04-2024

Dy të vdekur me Covid në Prizren gjatë 24 orëve të fundit

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive.

Referuar IKShPK-së, del se brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv janë nga Spitali i Përgjithshëm Prizren, ndërsa 1 rast nga QKUK në Prishtinë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Ndërkaq sot nga komuna e Prizrenit janë dy raste të reja të të infektuarve me Covid.

Sipas zyrtarëve, në spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, aktualisht janë të hospitalizuar 28 pacientë, prej tyre 10 janë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19.

Dy ditë më parë, ndërkaq është raportuar për vdekjen e Bashkim Qollopekut, punonjës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren, që ka qenë i infektuar me COVID-19. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.