27-04-2024

Komuna e Prizrenit shpërndanë motokultivatorë për fermerë

Komuna e Prizrenit ka bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësore, përkatësisht të 40 motokultivatorëve për fermerët përfitues.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani.

Sipas njoftimit, përveç multikultivatorëve, për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve, Komuna e Prizrenit do të bëjë shpërndarjen e 40 frezave, 40 kosave dhe 30 spërkatëseve, mjete këto të cilët do t’i ndihmojnë fermerët në rritjen e prodhimtarisë së tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.