23-11-2024

Gazeta Express: Thyen rregullat e pandemisë, për drejtorin e Shërbimeve Publike në Prizren angazhohen punëtorë për meremetim në kohën e koronavirusit

Komuna e Prizrenit ka vendosur që t’i meremetojë disa nga ndërtesat e qytetit. Por, privilegjin të parët në këtë komunë siç duket po e kanë drejtorët e drejtorive të dikastereve të ndryshme. Në njërën nga ndërtesat e kësaj komune në rrugën “Ankara”, sipas banorëve të Prizrenit, jeton drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasemi.

Aty Kasemi shihet mbi objektin disakatësh duke biseduar me punëtorët të cilët kanë nisur tashmë punën në atë ndërtesë. E puna aty, tashmë ka filluar. Përveç kulmit të ri nuk dihet nëse do të punohet edhe diçka tjetër, kjo sepse në bazë të fotografive që ka siguruar Gazeta Express shihen disa mure skajore të cilat janë vendosur rreth banesës.
E radhën për t’iu meremetuar banesa ku jeton, siç duket tani do ta ketë një kuvendare e LVV-së në këtë komunë.

Në ndërtesën e tretë pritet të vendosen tjegullat pasi punët tjera janë kryer.
Banorët e 4 banesave tjera kanë pyetur në Komunë nëse do të meremetohen edhe ndërtesat e tyre, ndërsa kanë marrë përgjigje negative. Ata thonë se të gjitha ndërtesat janë përafërsisht në të njëjtën gjendje, prandaj shprehin dyshimet e bazuara se po veprohet me selektim.

Nga 7 banesa sa janë, intervenohet në tri, ndërsa vetëm në ndërtesën ku banon drejtori i Shërbimeve Publike Levent Kasemi po zhvillohen punimet për ngritjen e një muri të ulët rreth e rreth ndërtesës.

Është gjithashtu e habitshme që në kohën kur punimet në ndërtimtari janë ndërprerë gjithandej në këto objekte punohet edhe këto ditë.

Asnjë koment

Comments are closed.