Gjakova siguron medalje në Zagreb, në luftë për të Artën (video)
Akil Gjakova ka mposhtur medalistin e argjendtë olimpik Rustam Orujov për të siguruar medaljen e argjendtë dhe tani është në finale në të cilën do të përballet me Fabio Basilen.
Grand Prixi që po mbahet në Zagreb është seri e ndeshjeve për të siguruar normën olimpike dhe Gjakova është duke kërkuar pikët e plota në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti i Kosovës u kualifikua në gjysmëfinale duke mposhtur me ippon ukrainasin Artem Khomula./kn