Gjatë 2019, IPK realizoi 41 arrestime, suspendoi 70 zyrtarë policorë
Të mërkurën që lamë pas Inspektorati Policor i Kosovës realizoi një aksion-arrestimi në qendër të Prishtinës.
Në orët e vona të mbrëmjes Inspektorati arrestoi udhëheqësin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, një qytetar të dyshuar nga Kaçaniku dhe një zyrtar tjetër të PK-së.
Gjatë vitit që lamë pas, pra në 2019 Inspektorati Policor ka realizuar 41 arrestime.
Përpos këtyre arrestimeve, me urdhër të IPK-së janë suspenduar gjithsej 70 zyrtarë policorë, raporton Indeksonline.
Njëashtu nga Inspektorati Policor i Kosovës pati edhe transfere, ku gjatë periudhës një vjeçare të 2019 u bën gjithsej tetë transfere.
Në një përgjigje të dhënë për Indeksonline, zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka ka deklarua se IPK si rezultat i proceseve hetimore dhe angazhimeve kur janë plotësuar kushtet ligjore ka arrestuar persona me dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer vepër penale duke vënë në zbatim dispozitat e përcaktuar anë Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, si dhe ka rekomanduar masa administrative për suspendimin dhe transferimin e zyrtarëve policor duke vënë në zbatim dispozitat e parapara në ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës.
Tutje Beka theksoi se misioni i IPK-së vazhdon të jetë që përmes ushtrimit të veprimtarisë, të sigurojë shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.
Përgjatë vitit që lamë pas, 2019 Inspektorati Policor i Kosovës ka hetuar raste të llojeve nga natyra të ndryshme.
Por pesë rastet që janë hetuar më së shpeshti nga IPK ishin këto:
-Mashtrim
-Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar
-Lëndim i lehtë trupor
-Rrezikim i trafikut publik
-Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Policia e Kosovës për vite me radhë është zgjedhur institucioni më i besueshëm nga qytetarët e Kosovës, por pavarësisht kësaj brenda këtij institucioni ka individë të cilët shpesh herë kanë detyruar IPK-në që të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për t’u ndaluar veprimtaritë që bien në kundërshtim me ligjet e Kosovës./Indeksonline/