Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar i indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin prill të vitit 2018, në të cilin thuhet se vërehet një ngritje e lehtë e çmimeve te nëngrupet pemë, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet, energji elektrike dhe përdorimi i pajisjeve për transportin personal.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është i pandryshuar 0.0% në muajin prill 2018, krahasuar me muajin mars 2018. Mirëpo, përkundër kësaj, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.
Ngritje e lehtë e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (1.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.4%); energji elektrike (2.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK.
“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e lehtë e çmimeve te nëngrupet: perime (-1.7%); dru zjarri për ngrohje (-5.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK. Shkalla e inflacionit e matur në muajin prill 2018 me muajin prill 2017 ishte 0.4%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.4% në muajin prill 2018, krahasuar me muajin prill 2017.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.9%); mish (0.5%); qumësht, djath dhe vezë (1.5%); kafe dhe çaj (3.4%); duhan (3.1%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (2.0%); shërbimet për transport (6.5%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9% në IHÇK, thuhet ndër tjera në komunikatë