Gjenden të vdekur burrë e grua brenda shtëpisë së tyre në Rahovec
Policia njoftoi se sot rreth orës 12:25 janë gjetur dy persona pa shenja jete në fshatin Pataqan i Poshtëm të Rahovecit.
Tutje policia ka bërë të ditur se dyshohet se vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk.
“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike.
Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë.