Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur në Mushnikovë
Gjatë ditës së sotshme Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri në Prizren së bashku me brigadën e Zjarrëfikësve, FSK-ja dhe Policia e Kosovës kanë qenë në kërkim të një gruaja në fshatin Mushnikovë.
Pas kërkimeve gruaja e zhdukur e nacionalitet serb është gjetur e vdekur në fshatin Mushnikovë, shkruan Indeksonline.
Gruaja e vdekur ishte në moshën 69-vjeçare dhe emri i saj ishte, Bozhidarka Gjorgjeviq.
Pjesë e operacionit të kërkimit ishin edhe banorët lokal.