19-04-2024

Prizren: Kapet një person me afro 100 gram narkotik dhe 450 euro

Në Prizren,l është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar 94.31 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, dy mulli për bluarje, katër pako rizlla, një telefon mobil, një peshore, 450 euro dhe 20 franga zvicerane para të gatshme.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.