01-09-2026

Gjendet gruaja që ishte raportuar e zhdukur në Dragash

Policia e Kosovës (PK) njofton se një burrë kishte raportuar zhdukjen e një gruaje në Dragash.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, pas angazhimit të policisë dhe qytetarëve, viktima është gjetur dhe u dërgua për kontroll mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.

“Dragash, 31.08.2026 – 18:26. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femer kosovare, ka dal nga shtëpia dhe ende nuk ka mundur ta gjej, mirëpo pas angazhimit të patrullave dhe qytetarëve, viktima është gjetur, dhe është dërguar për kontroll mjekësore në QKMF Dragash”, njofton Policia. /BD

Asnjë koment

Comments are closed.