Gjendet një mjet shpërthyes në Radostë, njësitet përkatëse bëjnë asgjësimin e tij
Në fshatin Radostë të Komunës së Rahovecit, Policia e Kosovës së bashku me njësitë për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera (EOD)dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë bërë asgjësimin e një mjetit shpërthyes.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur me 28 prill 2020, në orën 15:25, pasi ankuesi mashkull kosovar nga fshati Radostë, ka raportuar se kishte hasur në një mjet shpërthyes.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitet e EOD-së dhe FSK-së kanë bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes.
Bëhet e ditur se në këtë rast nuk ka pasur persona të lënduar. /BetimipërDrejtësi